Deputetja Ganimete Musliu në vazhdimin e seancës për ndotjen e ajrit ka thënë se situata e ajrit ka ardhur për shkak të mungesës së angazhimit të plotë për të zhvilluar plane afatgjate.
“Neglizhenca e institucioneve ka bërë që qytetarëve tu rrezikohet jeta. Shteti nuk bëhet i improvizuar. Sa herë që dalim në situata që dalin nga kontrolli ne dëgjojmë këtu fjalë se si duhet të bëhet shteti. Asnjëherë nuk janë bërë analiza se sa persona mund të kenë pësuar për shkak të kësaj ndotje. Asnjëherë nuk është informuar qytetari se cilat sëmundje vijnë nga kjo ndotje”, ka thënë ai.
Musliu ka thënë se mjafton angazhim serioz.
“Ja kemi dalë me sukses qe 20 vite por tani jo më. Veturat nuk janë shkak i kësaj gjendje duhet ndryshuar ligji për komunikacionin. Qytetarët sot sillen si të hutuar në trafikun e Prishtinës pasi që autobusët vonohen dhe nuk japin sqarime. Ndalen vend e pa vend nuk ndalen në autobusë. Në asnjë stacion të Prishtinës nuk kemi ndonjë informatë se kur nisen autobusët e ku e kanë destinacionin”, ka thënë ajo.
Problemi kryesor është Kosova A dhe B dhe duhet të gjeni zgjidhje.
“Ne jemi duke humbur minuta pa gjetur zgjidhje. Të fillojmë të gjejmë alternativa për të gjitha por mos improvizoni sepse improvizimet po na ngufasin. Ne si popull nuk jemi të interesuar për plane emergjente që janë vetëm sa për konsum politik”, ka thënë ajo duke kritikuar deputetët, ministrat e të tjerët që nuk janë të pranishëm në seancë.
“Të nderuar ministra e kryeministra që po e neglizhoni këtë seancë do të duhej të ishit këtu sepse është seancë për çështje kombëtare. Duhet të jeni këtu të jepni zgjidhje dhe kuvendi të jetë më rigoroz dhe të marr vendime për ata që i ngelizhojnë çështjet me rëndësi, t’i përjashtojë nga pozitat e tyre. Një shtet që për dy dekada rrezikon jetën e qytetarëve nuk e di se ku do të dal”, ka thënë ajo./Arbresh.info
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor