Sipas legjendës së klubit Ian Wright, Arsenali ka probleme serioze prapa skenave.
“Topçinjtë” ishin shumë të zënë në merkaton e transferimit të muajit janar, transmeton portali arbresh.info. Trajneri Arsene Wenger shpenzoi një shumë të madhe të hollash për të transferuar sulmuesin Pierre Emeric Aubameyang.
Trajneri francez pagoi 55.5 milionë funta për të sjell reprezentuesin gabonez në Emirates. Ai gjithashtu siguroi transferimin e mesfushorit Henrikh Mkhitaryan si pjesë e marrëveshjes që i dhuroi kalimin në Manchester United superyllit Alexis Sanchez. Por, Wright ka zbuluar tensionet e mëdha që kanë ndodhur ndërmjet drejtorit të vëzhguesve të lojtarit, Sven Mislintat, ish drejtorit të Barcelonës, Raul Sanllehit, dhe drejtorit ekzekutiv të klubit, Ivan Gazdis.
“Ata [lojtarët] duken që nuk janë duke i përgjigjur trajnerit tani për momentin”, ka thënë Wright për ‘Match of the Day’, transmeton portali arbresh.info. “Unë kam qenë shumë besnik dhe e di që Arsene Wenger sigurisht do të jetë aty për edhe dy vite të tjera”
“Duhet ta dini që janë duke ndodhur gjëra në prapaskena ndërmjet Mislintatit, Sanllehit dhe Gazidist që janë duke shkaktuar një luftë”
“Kanë ndodhur shumë gjëra dhe unë do doja që Kroenke të marr përsipër gjërat dhe të grumbulloj njerëzit për të punuar së bashku për klubin”
Wenger ka kontratë te Arsenali deri në vitin 2019, por arritja e Mislintatit, i cili ishte faktori kryesor në transferimin e Aubameyang dhe Mkhitaryan, duket se ka bërë që ndikimi i tij të bie./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...