Real Madridi është i vështirë për tu ndalur për shkak se superylli i tyre Cristiano Ronaldo nuk e pranon asnjëherë disfatën.
Kështu mendon ish trajneri i ‘Los Blancos’, Carlo Ancelotti, i cili është shkarkuar nga gjiganti gjerman Bayern Munichu në fillim të sezonit 2017/18, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Zinedine Zidanes luan kundër Paris Saint Germain kur të rifillojnë ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve pas dy javëve. Ancelotti ka menaxhuar të dy skuadrave dhe është në një pozitë të mirë për të diskutuar rreth asaj se kush do të vazhdoj tutje.
Ai beson që Real Madridi do të jetë sigurisht një forcë që duhet llogarit në këtë kompeticion nëse ata mposhtin parisienët. Italiani thekson që fokusi i Zidanes tani është ekskluzivisht vetëm në këtë kompeticion për shkak se Real Madridi është jashtë Kupës së Mbretit dhe 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga.
“Real Madridi reagoi mirë kundër Valencias”, ka thënë fillimisht Ancelotti për ‘Corriere dello Sport’. “Nuk mendoj që ata janë në krizë. I vetmi kompeticion që Real Madridi tani mund të fitoj është Liga e Kampionëve, prandaj ata do të fokusohen në atë”
“Ne duhet të jemi në dijeni për atë se çfarë Zinedine Zidane bënë në Ligë të Kampionëve”
“Nëse ata mposhtin Emeryn [dhe PSG-në], do të jetë e vështirë për t’i ndalur ata sepse ata kanë një lojtar në skuadrën e tyre që asnjëherë nuk dëshiron të humbas – Cristiano Ronaldon”
Sidoqoftë, 58-vjeçari pret një ndeshje të vështirë ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint Germainit.
“PSG ka gjithçka që duhet për të fituar Ligën e Kampionëve. Ata kanë Neymarin dhe Mbappen. Ata kanë më shumë eksperiencë dhe kualitet seç kishin vitin e kaluar. Ata janë më të pjekur dhe më të rrezikshëm”, shtoi ai.
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani