Japoni, zjarri në shtëpinë e pleqve vret 11 persona

09:53 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në një zjarr që shpërtheu në pjesën veriore të Japonisë në një shtëpi për të moshuarit kanë humbur jetën 11 persona dhe  tre të tjerë janë lënduar.

Policia bëri me dije se zjarri shpërtheu pak para mesnatës në Sapporo në ishullin japonez të Hokkaidos, transmeton Klan Kosova.

Shkaku i zjarrit ende nuk dihet por është në proces hetimi lidhur me të./klankosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme