Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka kërkuar nga trajneri Ernesto Valverde të bëjë edhe tri transferimeve gjatë verës.
Lideri i La Ligas ka siguruar transferimin e Philippe Coutinhos dhe Yerry Miunas në skuadrën e tyre muajin e kaluar derisa vazhdojnë përpjekjet për të përforcuar skuadrën, transmeton portali arbresh.info.
Sipas mediave në Spanjë, Messi ka kërkuar që Barcelona të përforcojë skuadrën tutje edhe në fund të sezonit duke nënshkruar me Arthurin.
Messi shpreson që sulmuesi Antoine Griezmann do t’i bashkohet yllit të Gremios për të lënë Wanda Metropolitanon e Atletico Madridit për transferim në Camp Nou.
Argjentinasi dëshiron që Barcelona të shpenzoj të holla të mëdha edhe në transferimin e një lojtari më të mirë se Jordi Alba në krahun e majtë të mbrojtjes./arbresh.info/
Në Big Brother shkon ‘mësiti’, çka po ndodh brenda shtëpisë
Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izrael...
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...