Nënshkrimi i kontratave milionëshe nga ish-Qeveria Thaçi ia ka pamundësuar Qeverisë aktuale të iniciojë projekte të reja kapitale, shkruan sot Koha Ditore.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se hyrja në borxh ishte mundësia e vetme për t’i shtyrë përpara projektet që sjellin më shumë zhvillim dhe krijojnë vende të reja të punës. Me borxhe do të financohen projekte në infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore, por edhe në bujqësi, shëndetësi e arsim.
“Jemi marrë vesh me FMN-në që të hyjmë në kredi ndërkombëtare derisa borxhi publik arrin deri në 30 për qind në mënyrë që mos të arrihet maksimumi i paraparë në ligj dhe të kemi një hapësirë për qeveritë e ardhshme që të kenë mundësi të hyjnë në borxhe publike. Kjo rregull e ndryshuar fiskale neve na lejon të financojmë projektet kapitale”, ka thënë Hoti.
Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka folur edhe për shpenzimet joracionale të Qeverisë së kaluar, buxhetin joreal të vitit 2015, për efektet e pakos fiskale në zhvillim ekonomik, rritjen e produktiviteti dhe vetë rritjen ekonomike.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...