Google ADS

Rita Ora sërish në emisionin e Jimmy Fallon

07:28 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Rita Ora po shënon majat e suksesit në karrierën e saj viteve të fundit.

Kënga e fundit e këngëtares së lindur në Kosovë por e rritur në Londër “For You” është bërë kolonë zanore e serisë së fundit të filmit të famshëm “Fifty Shades”, shkruan Arbresh.info.

Pikërisht për këtë arsye, 27 vjeçarja është ftuar në emisionin e të famshmit Jimmy Fallon aty ku edhe ka performuar këngën bashkë me Liam Payne.

Kjo është hera e dytë që Rita ftohet në këtë emision./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme