Lansohen të gjeturat e edicionit të shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë

06:59 | 1 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), organizon lansimin e të gjeturave kryesore të Edicionit të Shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë.

Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.

Në këtë konferencë do të shpalosen të gjetura shumë interesante lidhur me opinionet e qytetarëve siç janë:

Besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë të ndara në 4 grupe: Institucionet e sigurisë (Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe AKI); Institucionet e drejtësisë (Prokuroria dhe Gjykatat); institucionet e zgjedhura demokratike (Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe Komunat); si dhe institucionet ndërkombëtare (KFOR dhe EULEX).

Perceptimi i respondentëve karshi kërcënimeve dhe rreziqeve kryesore të cilat kërcënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës;

Gjithashtu, krahas paraqitjes së rezultateve të përgjithshme në lidhje me temat e lartpërmendura, do te prezantohen edhe rezultate krahasuese mbështetëse të arritura përmes implementimit të metodave kros-tabuluese.

Qëllimi i këtyre të dhënave mbështetëse është që audiencës të ju ofrohet një pasqyrë më e qartë sa i përket perceptimeve të qytetarëve nëpërmjet zbërthimit të rezultateve ne fjalë sipas përbërjes urbane/rurale, rajonale, etnike, gjinor si dhe struktura moshore e të anketuarve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme