Një total prej 665 foshnjash kanë vdekur që nga viti 2013, duke qenë se flinin në të njëjtin shtrat me prindërit e tyre, me 141 të vdekur vetëm gjatë 12 muajve të fundit në Britaninë e Madhe.
Të fjeturit bashkë me fëmijën, ka sjellë pasoja të rënda me 133 bebe të vrara pothuajse çdo javë, në raste të zënies së frymës, nga nxehtësia e tepërt ose Sindromi i Vdekjes së Foshnjës Papritur.
Foshnjet kanë një rrezik më të madh për të vdekur nëse gjatë fjetjes me prindërit ata janë nënpeshë, ose kanë lindur parakohe.
The Lullaby Trust, organizata britanike që synon të parandalojë vdekjet te foshnjet, paralajmëron se ndarja e një shtrati me foshnjat rrit rrezikun edhe për prindërit, dhe u kërkon nënave dhe prindërve të rinj që të jenë të vetëdijshëm për kërcënimin.
“Disa prindër zgjedhin të ndajnë një shtrat me fëmijën e tyre, por ne rekomandojmë që ata të mbajnë parasysh faktorët e rrezikut”, tha ajo për Mirror Online.
Mundësia e vdekjes së papritur rritet kur ndan shtratin me prindër që janë përdorues të cigares, alkoolit ose që janë shumë të lodhur./tvklan.al
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...