Nëse dëshironi flokë të gjatë dhe të shëndoshë mësoni se çfarë duhet të bëni

00:06 | 1 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Shumica e grave në botë dëshirojnë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm.

Në videon e mëposhtme mund të shikoni se si të trajtoni këtë problem përmes trajtimeve natyrale, transmeton portali arbresh.info

Për këtë recetë ju duhet të përdorni vaj ulliri të pastër, pasi ai konsiderohet që sjell lagështi në flokë, duke i bërë ata shumë të shëndetshëm.

I pasur me vitaminën A, E dhe antioksidantë, vaji i ullirit ndihmon në mbrojtjen e keratinit në flokë.

Gjithashtu përdoret edhe vaji i bajameve që ndihmon kundër rënies së flokëve dhe flokëve të dëmtuar.

Produkt tjetër është vaji i mustardës  që stimulon rritjen e flokut dhe rrit qarkullimin e gjakut në flokë. Ky vaj është i pasur me vitaminë A dhe me beta-karotenë. Përveç kësaj, ajo përmban hekur, acide yndyrore, kalcium dhe magnez, të cilat promovojnë rritjen e flokëve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme