Google ADS

Gratë të cilat bëhen nëna për herë të parë në moshën 30-vjeçare, kanë fëmijë më inteligjentë

23:39 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Disa çifte nuk duan të kenë fëmijë menjëherë, sepse dëshirojnë ta ‘shijojnë’ jetën për një kohë të shkurtë.

Por kur të vendosin të lindin fëmijë, ata janë tejet të gatshëm, ndërsa tani edhe shkenca e ka konfirmuar kohën më të mirë për të lindur fëmijë, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e kryera në Shkollën Londineze për ekonomi kanë studiuar të dhënat e ndryshme dhe kanë konstatuar se gratë të cilat lindin në moshën 30 vjet ose më shumë kanë fëmijë më inteligjentë sesa ato që lindin më herët.

Studimi ka analizuar sjelljen e 18,000 fëmijëve britanikë dhe duket se fëmijët me nëna më të vjetra janë më të mirë në aftësitë njohëse.

Ata ishin testuar për shkrim, lexim, mendim dhe memorie kur ishin 10 apo 11 vjet të vjetër.

Kjo ndodhë për shkak se gratë të cilat vendosin të lindin më vonë, fillimisht ndërtojnë karrierë dhe ia dedikojnë jetën vetes, dhe tek atëherë ndihen të gatshme për të lindur.

Si rezultat i kësaj, nënat 30-vjeçe ose më të vjetra u kushtojnë më shumë vëmendje fëmijëve pasi ta kenë një punë të përhershme.

Në anën tjetër, femrat të cilat presin shumë gjatë, p.sh. deri në moshën 40 vjet, në vitet e mëvonshme mund të kenë probleme me obezitet. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme