Google ADS

Deputeti Abdixhiku propozon të mbyllen shkollat në Prishtinë

23:18 | 31 Janar 2018
M. A.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka propozuar që të ndërpritet mësimi në Prishtinë për shkak të ndotjes së ajrit.

Ai ka thënë se mësimi duhet të ndërpritet kur ka ndotje me rrezikshmëri të lartë.

“Meqë nuk jam njohës i fushës, sot diskutimin në Kuvend e mbajta në drejtim të masave të menjëhershme. Propozova, ndër të tjerash, që kur kemi ndotje me rrezikshmëri të lartë, të ndërpritet mësimi në Prishtinë. E kemi obligim të mos i ekspozojmë në ambient të tillë së paku fëmijët tanë. Mësimi mund të kompenzohet në një kohë më të mirë. Shpresoj që Ministria e Arsimit të marrë parasysh këtë propozim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme