Google ADS

Kështu është niveli i ajrit sonte në Prishtinë

22:03 | 31 Janar 2018
M. A.

Edhe sonte Prishtina vazhdon ta ketë ajrin e ndotur.

Pas matjeve të fundit vërtetohet se ajri prapë mbetet i pashëndetshëm.

Masa e ndotjes sonte arrin në 156 PM, ndërkaq kujtojmë se netë më parë Prishtina gjatë orës 20:00 shënonte rritje të masës së ndotjes e cila konsiderohet helmuese me mbi 400 PM.

Lidhur me ajrin e ndotur dhe marrjen e masave sot u protestua nga qytetarët e Prishtinës e po ashtu u mbajt seancë e jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës.

Kujtojmë se për shkak të ndotjes Komuna e Prishtinës ka ndaluar edhe qarkullimin e veturave në rrugët kryesore të kryeqytetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme