Google ADS

Geishat në Kyoto rishkruajnë shkrimet budiste

22:01 | 31 Janar 2018
Trina Galanxhi

Geishat dhe nxënëset e tyre në kryqytetin e lashtë japonez të Kyotos kanë kopjuar sutrat budiste në një nga tempujt më të famshëm të qytetit.

Veprimtaria është pjesë e një sesioni trajnimi vjetor të sponsorizuar nga një fondacion lokal që synon ruajtjen dhe promovimin e kulturës tradicionale argëtuese, transmeton portali arbresh.info

Më shumë se 90 geisha, të njohura si “geiko” dhe “maiko” nga pesë rrethe të qytetit kanë vizituar tempullin Dakikakuji.

Duke përdorur një furçë dhe ngjyrë, grate rishkruanin shkrimet budiste.

Kyoto është një qytetet japoneze që e ka ruajtur më së miri kulturën e lashtë të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme