Alex Rocco, më shumë i njohur për rolin e Moe Greene në filmin e famshëm “The Godfather”, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.
Aktori, që jetonte në Los Angeles, vdiq të shtunën, ka njoftuar vajza e tij, Jennifer Rocco nëpërmjet Facebookut.
“Alex Rocco ka ndërruar jetë pak orë më parë më 18 korrik, 2015”, ka shkruar ajo. “29 shkurt, 1936 – 18 korrik 2015, u prefsh në paqe baba, qëndro me nënën e Marcun… Do të shihemi dikur”, raporton eonline.
Alex kishte lindur në Boston dhe karrierën e aktrimit e nisi në vitet 60. Ai mësimet e para të aktrimit i mori nga ylli i “Star Trek” Leonard Nimoy.
Ai ishte pjesë e “Batmanit” dhe “Get Smart” para se të luante rolin në “The Godfather” në vitin 1972.
Në filmin e famshëm ai luante rolin e një pronari të një kazinoje.
Rocco ka fituar çmimin Emmy për rolin e tij si agjenti Al Floss në komedinë “The Famous Teddy Z”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?