Udhëheqësit e Austrisë dhe Hungarisë biseduan të martën në Vienë dhe u zotuan të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër migracionit të paligjshëm.
“Ne duhet të ndalojmë migrmin e paligjshëm në mënyrë që të sigurojmë siguri përgjatë bllokut”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz në një konferencë të përbashkët me kryeministrin hungarez Victor Orban, transmeton portali arbresh.info
Orban i cili arriti në Vientë të hënën vonë, u takua me kreun austriak për të diskutuar mbylljen e rrugës së migracionit ballkanik dhe për sigurinë e kufijve të jashtëm të BE-së.
Victor Orban tha se “kërcënimi më i madh sot” është eksodi masiv. Ai shtoi se asnjë vend i BE-së nuk ka nevojë për “shoqëri paralele”, duke iu referuar një mungesë integrimi, raportoi Die Presse.
Kurz tha se Austria do të vazhdojë të dërgojë forcat e sigurisë të vendit në Hungari për të siguruar kufirin atje.
Pas takimit, Kurz përmes mediave sociale shtoi se “Hungaria është fqinjë i rëndësishëm për Austrinë”./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...