Google ADS

Tri ushqimet që duhet t’i hani kur keni diarre

21:11 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Kur keni probleme me diarre, çdo gjë që dëshironi është ta trajtoni sa më shpejt dhe ta mbani larg!

Përderisa shumica e njerëzve refuzojnë të hanë ushqim me frikën se mund të kenë nevojë të shkojnë prapë në tualet, të gjithë njerëzit duhet të hanë dikur, transmeton Telegrafi.

Por, siç duket, ka disa ushqime të caktuara të cilat faktikisht ndihmojnë në lehtësimin e stomakut dhe e mbajnë larg diarrenë.

Në përgjithësi duhet t’i shmangni ushqimet me shumë yndyrë dhe ato të bulmetit sepse vetëm sa nxisin më shumë diarre.

Gjithashtu sigurohuni të pini shumë ujë – diarreja e shpeshtë mund të shpie në dehidratim.

Sidoqoftë, më poshtë i keni ushqimet të cilat ju ndihmojnë ta trajtoni sa më shpejt problemin e diarresë!

Bananet

Bananet përmbajnë karbohidrate të cilat treten lehtë dhe janë të buta për lukthin. Ato gjithashtu janë të mbushura me kalium – elektrolit i cili shpeshherë humbet kur keni diarre.

Vezët

Ndoshta është mirë ta injoroni omëletën masive Perëndimore, por një mëngjes me vezë të gatuara mirë dhe pa gjalpë apo vaj, me siguri se ju ndihmojnë.

Buka e bardhë

Buka e bardhë nuk ka fibra, që do të thotë se e keni më të lehtë ta tretni kur keni diarre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme