Google ADS

Konsumimi i vajit të lulediellit shkakton inflamacion të mëlçisë

21:01 | 31 Janar 2018
Trina Galanxhi

Konsumimi i vajit të lulediellit dhe vajrave të peshkut mund të shkaktojë inflamacion të mëlçisë që mund të çojë në kancer, sugjeron një hulumtim i ri.

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i të dy vajrave në baza ditore i bën organet shumë më të ndjeshme, shkruan “Daily Mail”, transmeton portali arbresh.info

Njerëzit shumë shpesh e përdorin vajin e lulediellit gjatë gatimit.

Studime të shumta kanë theksuar se vaji më i mirë për shëndetin është vaji i ullirit, që nuk shkakton asnjë dëmtim.

Shkencëtarët spanjollë kanë kryer një eksperiment me minj, ku kanë përdoru vajin e lulediellit dhe atë të ullirit.

Studimi i kryer nga Universiteti i Granada ka gjetur se ata që konsumojnë vaj të lulediellit kanë paraqitur stres të brendshëm dhe më pas ka rezultuar edhe me probleme të përgjithshme shëndetësore.

Vaji i lulediellit shkakoi tradhje dhe dhëmbëza të indeve të mëlçisë në minjtë.

Profesori Jose Luis Quiles Morales, autori kryesor i studimit ka paralajëmruar se duhet bërë shumë kujdes në përzgjedhjen e vajit, ndërsa ka këshilluar që në baza ditore të përdoret vetëm vaji i ullirit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme