Kripa dhe sheqeri mund të mos jenë të shëndetshme për konsum por kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, të dy këto mëlmesa janë pastruesit më të mirë natyral.
Kjo maskë (scrub) natyrale do t’ju ndihmojë të eliminoni shtresën e qelizave të lëkurës së vdekur dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të butë, të pastër dhe të freskët.
Sheqeri zakonisht rekomandohet për pastrim të fytyrës për shkak të përbërjes më të butë ndërsa kripa e detit është më e mirë kur bëhet fjalë për thembrat, bërrylat dhe gjunjët.
Këto janë zonat që mbeten të thata edhe kur aplikoni një sasi të madhe të losionit të trupit, kështu që çfarë mund të bëni?
Më poshtë është një maskë natyrale me efekte të jashtëzakonshme për lëkurën e trupit e sidomos për kujdesin e shputave të këmbëve, transmeton Klan Kosova,
Ju duhen vetëm disa përbërës dhe disa minuta të kohës tuaj dhe shputat e këmbëve me lëkurë të thatë dhe të acaruar do të harrohen.
Përbërësit:
1 filxhan kripë
1 filxhan kripë deti
1 filxhan sodë bikarbone
15-20 pika të vajit të mentes
1 lugë çaji vaj të çajit të gjelbër
Kripa e detit do të ndihmojë në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës derisa vaji i çajit të gjelbër ka një efekt antibakterial duke mbrojtur kështu këmbët tuaja nga bakteriet.
Vaji i mentes ka efekt qetësuese për thembrat tuaja.
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision