Goditi me sëpatë 54 vjeçarin, arrestohet një person në Shkodër

18:30 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

44 vjeçari Paulin Paloka është arrestuar nga policia e Shkodrës, i akuzuar si autori i plagosjes së një shtetasi, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Paloka, banues në fshatin Juban, Shkodër u arrestua pasi dje me datë 30.01.2018 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpatë) shtetasin I. D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku më pas është larguar”, njofton policia lokale.

54 vjeçari nga fshati Guri i Zi, ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal./Gazeta Express

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme