Google ADS

Autobusët e stërmbushur me qytetarë pas përfundimit të orarit të punës

17:44 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Dita e sotme u karakterizua me numër tejet të vogël të veturave që qarkulluan në rrugët e Prishtinës.

Ndalimi i veturave për të hyrë në kryeqytet erdhi pas renditjes së Prishtinës në listën e vendeve në të ndotura në botë, duke prirë për një kohë të gjatë.

Për këtë, komuna e Prishtinës ka marr vendim që udhëtarët të udhëtojnë falas me autobusët e trafikut urban.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa foto të autobusëve urban, të cilët shihen të stërmbushur. Ai thotë se qytetarët po presin deri në gjysmë ore për të hipur në të.

E numri më i madh i qytetarëve bëhet tani kur shumica e kanë përfunduar orarin e punës dhe e shfrytëzojnë trafikun urban për të qarkulluar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme