Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në rrjetin social ka theksuar se ka qenë këmbëngulëse që nga dita e parë në krye të kësaj ministrie për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, si të domosdoshëm për liberalizimin e vizave, transmeton arbresh.info.
Ministrja Hoxha ka ftuar institucionet përgjegjëse të veprojnë për përmbylljen e këtij procesi, madje ka theksuar “le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Plotësimin e kushtit të mbetur për liberalizimin e vizave, ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, e kam kërkuar që nga intervistat e para si Ministre e Integrimit Evropian, si të domosdoshme.
Ftoj të gjitha forcat politike parlamentare, miqtë ndërkombëtar dhe institucionet ekzekutive të vendit tonë, pa dallim, të angazhohemi për përmbylljen me sukses të ketij procesi. Ditët po ecin ndërsa çdo vonesë na pamundëson liberalizimin e vizave gjatë vitit 2018.
Ftoj dhe lus të gjitha institucionet që të përmbyllet ky proces dhe t’u mundësojmë qytetarëve lëvizjen e lirë. Qytetarët tanë nuk meritojnë izolimin e aq më pak kur ky izolim vjen si pasojë e mungesës së konsensusit të brendshëm.
Demarkacioni mbetet kusht për hapjen e proceseve tjera që çojnë vendin tonë në rrugën e finalizimit të lëvizjes së lirë dhe proceset tjera integruese.
Le t’u mundësojmë qytetarëve tanë lëvizjen e lirë gjatë vitit 2018! Të jetë viti 2018, vit i lëvizjes së lirë për Kosovën!”, ka shkruar ajo./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...