Google ADS

“Shumicës së grekëve ju pengon përdorimi i termit Maqedonia”

16:55 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Gati 60 për qind e grekëve ju pengon termi “Maqedonia”, që të përdoret në emrin e ri të shtetit, tregojnë rezultatet e anketës më të re të realizuar në Greqi.

Nga anketa e njëjtë, 35 për qind e grekëve të anketuar deklaruan se nuk kanë asgjë kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas hetimeve që realizoi Instituti “Puls” për televizionin grek “Akcija 24”, 59 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk duan të përdoret fjala “Maqedoni” në emrin e shtetit.

Ndërsa gati 65 për qind e të anketuarve kanë përshtypje pozitive për protestat e mëhershme në Selanik në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme