Sherifi: Mbrojtja e ambientit shndërrohet në prioritet nacional

16:35 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Social Demokrate të Kosovës, Bilall Sherifi ka propozuar që reduktimet e ndotjes së ambientit të shndërrohen në prioritet nacional.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të  Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet gjendja e ajrit në Kosovë, ka thënë se shkaqet që po ndotin ajrin dihen nga të gjithë.

Sherifi ka thënë se nëse mbrojtja e ambientit shndërrohet në prioritet nacional efektet e saj do të vërehen në vitin e ardhshëm.

Sipas, tij masat emergjente nuk e zgjidhin problemin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme