Lirohet kreu i Amnesty International në Turqi

16:29 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Një gjykatë në Stamboll ka urdhëruar lirimin e kreut të grupit të të drejtave të njeriut Amnesty International në Turqi, i cili është arrestuar qershorin e kaluar.

Taner Kilic ishte akuzuar për anëtarësim në një organizatë terroriste, një akuzë që grupi me qendër në Londër e kishte përshkruar si “të pabazë”, transmeton portali arbresh.info

Gjykata urdhëroi lirimin e tij me kusht. Dhjetë aktivistë të tjerë janë gjithashtu në gjyq.

Rastet ishin pjesë e një goditjeje pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit të korrikut 2016.

Vendimi u prit me duartrokitje dhe britma gëzimi në sallën e gjyqit, ndërsa miqtë e z. Kilic qanë dhe përqafuan njëri-tjetrin.

Kilic ishte akuzuar për përdorimin e një aplikacioni të koduar të mesazheve të quajtur Bylock që qeveria turke tha se ishte përdorur nga pasuesit e predikuesit islamik të Shteteve të Bashkuara, Fethullah Gulen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme