Google ADS

Gaxherri: Po të respektoheshin ligjet që i kemi në fuqi nuk do të vinim në këtë gjendje

16:08 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Deputetja Besa Gaxherri nga grupi parlamentar i LDK-së në seancën e jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit në Prishtinë ka thënë se LDK ka pranuar me shqetësim raportimet për matjen e ajrit të cilat i realizon Ambasada e Amerikës në Kosovë.

“Kush janë ndotësit kryesor për ndotjen e ajrit, cilat janë masat që duhet marrë ta kalojmë këtë gjendje? Në bazë të raportimit që kemi pasur asnjë institucion nuk ka matje shkencore për ndotës të saktë. Ne pamë se nuk zbatohen ligjet. Inspektoriati nuk e kryen punën e duhur”, ka thënë ajo.

Sipas Gaxherrit në bazë të ligjit për mjedisin ndotësi i ajrit dhe mjedisit paguan.

“Shtrohet pyetja sa është respektuar ky ligj? Po fillojmë nga KEK-u i cili duhet të vendos filtrat e asnjëherë nuk e ka bërë këtë dhe inspektoria nuk ka vepruar, po fillojmë tek veturat ku vendimi për ndaljen e tyre është i papranueshëm. Në vend se të merren masa për homologia, kontrollim të derivateve merren këso vendime e gjithë kjo ka të bëjë për shkak të kompanive të sigurimeve për shkak të monopolit , dhe në vend që të ndalen këto ju merrni masa që vështirësojnë jetën e qytetarëve. Ngrohja me mjete të palejuara që ndotin ambientin është problemi tjetër ku përdoret vaj jo i duhur dhe me mijëra tonelata të këtij vaji përdoren për djegie. A e din Institucionet tona për këtë”, ka thënë Gaxherri duke shtuar se zgjidhja e problemit për ndotjen e ajrit nuk është e pamundur.

“Propozimi i LDK është që ndotja nga KEK-u të sanohet dhe të vendosen filtrat, të eliminohet tërësisht ndotja nga ngrohja me vajra jo të duhura dhe të zgjerohet ngrohtorja me avull. Të fillojmë projektet e gjenerimit të rrymës alternative dhe LDK kërkon të respektohen ligjet në fuqi me të cilat po të ishin respektuar nuk do të ishte gjendja si është”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme