Google ADS

Shtatoret e Zahirti, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun

14:50 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se ishte emocionuar kur kishte parë përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit në qytetin e Podujevës.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se këto shtatore bartin një mesazh për gjeneratat e reja.

Statusi i plotë:

Një emocion i paharrueshëm kur pashë përmendoret e Zahirit, Hakifit, Edmondit dhe Ilirit në qendër të qytetit në Podujevë. Ato bartin një mesazh të madh për gjeneratat e reja që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Bartin mesazhin se si punohet, luftohet e sakrifikohet për atdheun. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vepra më sublime që ka krijuar populli ynë në histori. E tillë do të mbetet përgjithmonë, sepse tregimi për lirinë e Kosovës nuk mund të shkruhet pa UÇK-në.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme