Google ADS

Kryetari i Fushë Kosovës me deklaratë ‘befasuese’ për ndotjen e ajrit

14:21 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

U raportua për ajrin e ndotur në Kosovë dhe sidomos në kryeqytetin e saj, Prishtinën. Cilësia e ajrit në kryeqytetin kosovar ditë më parë arriti nivelin alarmant, duke i tejkaluar të gjitha standardet.

Por një gjë e tillë duket se nuk i ka bërë përshtypjet kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishës. Ai në një prononcim për “Indeksonline” tha se tema e ajrit të ndotur është një temë e shpikur dhe banale.

“Temë e shpikur, sikur plotë tema banale sepse smogu, ajri i ndotur kur ka mjegull është gjithmonë edhe në qendrat tjera edhe tek ne, prandaj nuk ka asnjë rëndësi. Qatë ditë që frynë fryma qatë ditë nuk ka më smog. Në qendrat industriale gjithmonë ka me pas smog, merr të gjitha masat dhe ku ka mjegull dhe ka industri ka smog, është gjë që dihet. Por si duke dikush është mësuar me kësi far tema banale të shpikura dhe për mua nuk paraqet asnjë rëndësi kjo punë”  tha Berisha.

Ai potencoi se Komuna të cilën ai e drejton nuk është shumë e ndotur, sipas tij në bazë të ndryshimeve atmosferike që kanë ndodhur. Madje, Berisha konsideron se edhe bora është pa pikë pluhuri në këtë qytet.

“Nuk e besojë që Fushë Kosova është më e ndotur se Prishtina sepse janë zhvendosur mihjet sipërfaqësore dhe janë zhvendosur kahja e erërave në rrafshin e Kosovës dhe eja shikoni në Fushë Kosovë bora është e bardh krejt qe dy javë ditë” përfundoi Berisha.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës së bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë po ashtu edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë hapa për  të ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit në kryeqytet./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme