Google ADS

Paralajmërohet protestë tjetër për ndotjen e ajrit nëse kërkesat nuk merren parasysh

12:38 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Protesta e cila është thirr sot për cilësinë e ndotjes së ajrit  në Prishtinë ka përfunduar e qetë, shkruan arbresh.info.

Organizatori i kësaj proteste, Vullnet Krasniqi ka bërë thirrje që protesta të përfundojë, derisa ka thënë se nëse kërkesat e protestuesve nuk merren parasysh do të ketë përsëri javën tjetër protestë.

“Shihemi pas një jave nëse kërkesat tona nuk merren parasysh prej Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës”, ka thënë Krasniqi./ARBRESH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme