Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka thënë se populli i Kosovës nuk e përkrahë iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.info.
Ai në një postim në Twitter ka përgëzuar qytetarët dhe të gjithë ata që po shprehen publikisht kundër iniciativës për shfuqizimin e Speciales.
“Qytetarët e Kosovës nuk e mbështesin iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Unë i përshëndes të gjithë politikanët dhe të gjitha ata që po e ngrisin zërin në emër të qytetarit të Kosovës dhe në të mirë të ardhmërisë së Kosovës”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...