Google ADS

Pacolli: Veriu nuk kontrollohet 100 për qind nga institucionet tona

11:33 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit ku tha se tani për tani askush nuk mund të thotë që janë bllokuar për shkak të buxhetit.

“Kemi rritje 33 përqind nga 22 milionë sa kishim kemi 29 milionë  Qëllimi ynë është që stafin politik dhe atë të karrieres ta barazojme 50 me 50. Qëllimi i politikes tonë është që njerëzit e përfaqsisë diplomatike mos t’i lëmë më shumë se një mandat. Kurse sa i përket ambasadorit në Tiranë jemi në proces e sipër”, ka thënë ai.

Pacolli ka folur edhe për munën e zëvendës ministrave.

“Sa i përket punës së zv. ministrave nga katër sa ka gjithsej me tre vazhdimisht kemi biseduar deri sa me njërin jo për shkak që ai është më shumë jashtë vendit.

Ndërsa duke folur për pjesën veriore tha se veriu nuk kontrollohet 100 për qind nga institucionet e Kosovës.

“E di që në veri do të jete shumë e veshtirë që ti kthesh ata njerëz që ta duan Kosovën. E vetmja mënyrë që ta kthesh atë pjesë është që të krijohet veprimtari ekonomike dhe me hap vende të punës. Vetëm perspektiva ekonomike do të krijonte mundësi reale që ata njerëz atje ta konsiderojnë veten qytetarë të Kosovës”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme