Ushtria turke njoftoi vrasjen e 63 militantëve kurdë në Afrin

11:05 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Ushtria turke njoftoi të mërkurën se kishte bombarduar 22 objektiva në Afrin, Siri, dhe njoftoi vrasjen e 63 militantëve kurdë në orët e fundit.

Kjo sjell numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në mesin e kryengritësve kurdë në Afrin në 712 që nga fillimi i operacionit ushtarak në Afrin,transmeton portali arbresh.info.

Në anën tjetër, burimet në Ushtrinë e Lirë Siriane vunë në dukje kontrollin e fshatit Burni në Afrin dhe në drejtim të periferisë të qytetit të Al-Bal./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme