Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur në një takim menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e mëtutjeshëm në kuadër të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (ARDP) të BB-së, përmes të cilit investimet në sektorin e bujqësisë do të arrijnë vlerën prej 20.8 milionë euro.
Sipas njoftimit për media duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në kuadër të vazhdimit të Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të BB-së, ministry Rikalo theksoi nevojën që kjo mbështetje në kuadër të këtij projekti të shtrihet në sektor të ndryshëm të bujqësisë, duke ndikuar kështu zhvillimin e mëtejmë të bujqësisë në vend, rritjen e prodhimit dhe motivimin për t’u marrë me bujqësi.
Menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e BB-së për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë përmes projekteve konkrete në kuadër të vazhdimit të projektit për këtë sektor.
“Përmes këtij projekti katërvjeçar, i cili arrin vlerën prej 20.8 milionë euro, synojnë avancimin e një sektori bujqësor konkurrues, produktiv dhe të qëndrueshëm”, ka thënë ai.
Kurti: Rusia dhe Serbia, vende që orientohen nga ideologjia ...
Prokuroria zbulon ‘paktin’ mes ultrasve të Milanit dhe Inter...
1 mijë euro bursa, Nagavci nënshkruan vendimin për ekzekutim...
Krasniqi: Fuqizimi i grave në vendimmarrje të jetë prioritet...
Me ftesë të Blinkenit, Gërvalla merr pjesë në takimin për lu...
Nuk ka mbaruar ende vera për Taynen, shfaqet e veshur me bik...