Në nderim të 21 vjetorit të rënies së luftëtarit Zahir Pajazati kryeministri i Kosovës, Ramush Haradninaj bashkë me kabinetit qeveritar ka bërë homazhe tek shtatorja e tij në Prishtinë, raporton arbresh.info
Kryeministri i Kosovës ka thënë se duhen të respektohen dhe duhen të kujdesemi për lavdin e luftëtareve.
“ Duke shprehur respektin dhe duke u kujdesur për nderin dhe lavdinë e luftëtareve të lirisë dhe sakrificës për liri të jetë çdo herë me ne “, u shpreh Haradinaj.
Ai po ashtu përmendi edhe faktin se tash ka ka me pasur një kulturë të re për ngjarjet që ndodhin.
“Lulet i ka vendosur më i riu i familjes Pajaziti dhe tani kemi më bërë një kulturë për të ardhmën që shiritat kur t’i prejnë dhe ngjarjet kur ndodhin mundësisht mos t’i bëjnë politikanët por t’i bëjnë të fëmijët e dëshmorëve, fëmijët që kanë themel të lirisë që kanë njerëzit e vetë”, tha Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj tha se gjatë ditës do të ketë edhe aktivitete tjera.
“ Ne e filluam me homazhe këtu dhe gjatë ditës ka aktivitete edhe në Podujevë të lidhura edhe me shtatorët, ndërsa në ora 17:00 kemi akademinë në Bibliotekën Kombëtare “, tha Hardinaj./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...