Superylli Lionel Messi së fundi ka lënë të kuptohet se dëshiron të përfundoj karrierën e tij në Amerikës.
Messi është një legjendë e Barcelonës por me një video të postuar së fundmi në rrjete sociale ka alarmuar tifozët e tij dhe gjigantit katalunas duke lënë të kuptohet se ka ndërmend të pensionohet te një klub tjetër dhe jo në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
David Beckham së fundmi ka fituar lejen për të krijuar një klub të ri në MLS me bazë në Miami, diçka për të cilën ai ka qenë duke punuar që disa vite.
Messi ka pranuar se do të dëshironte që një ditë të luante për atë klub duke kërkuar madje nga Beckham që të thërras atë pas të finalizoj procedurat për krijimin e tij në vitin 2020.
Në një video ku i uron Beckhamit për projektin e ri, Messi ka thënë:
“Së pari urime. Dua të uroj më të mirat për ju dhe të gjithë në projektin e ri, rolin tuaj të ri. Ne e dimë, ndoshta pas disa viteve ju mund të më thërrisni”
Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë
“Nuk është festë e jona”-“Do ta festoj me bashkëshorten”/ Qy...
Haradinaj: Aferat korruptive nuk shuhen me përgjim ndaj gaze...
Begaj pret në takim Haxhiun, ia rikonfirmon angazhimin për r...
Ambasada Amerikane në Prishtinë uron “Halloween-in”
Të akuzuar për grabitje e rrëmbim, kapen në Tiranë dy vëllez...