Google ADS

Ministri Sefaj e nënkryetari Pacolli monitorojnë aksionin për ndalimin e veturave

09:33 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj së bashku me nënkryetarin e komunës Selim Pacolli kanë monitoruar ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet.

Ai në rrjetin social facebookka thënë se kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë me qëllim të parandalimit të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Statusi i plotë:

Së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli monitoruam për së afërmi zbatimin e planit për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet.

Vendimi për ndalimin e qarkullimit të veturave në kryeqytet i cili është marrë pas konsultimeve të krerëve komunalë të Prishtinës me Ministrinë e Ambientit dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka filluar të zbatohet sot duke filluar nga ora 06:00 e mëngjesit dhe do të vazhdojë deri në orën 22:00.

Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë me qëllim të parandalimit të nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme