Edhe Real Madridi pas Antoine Griezmann

09:31 | 31 Janar 2018
Arbresh Info

Antoine Griezmann është shfaqur si një shënjestër tronditëse e Real Madridit.

Reprezentuesi francez ka qenë i lidhur shumë me transferimin te Barcelona, ndërkohë që Manchester United ka shfaqur gjithashtu interesim për nënshkrimin e tij, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, skuadra e Zinedine Zidane ka nisur punën duke kontaktuar rivalin e tij në kampionat për të pyetur atë rreth disponueshmërisë së tij.

Ata sugjerojnë që presidenti Florentino Perez e sheh Griezmann si një lojtar më të mirë në krahasim me opsionet e tjera si Harry Kane, Eden Hazard dhe Paulo Dybala.

Por, në rast se Atletico Madridi është i gatshëm të bëjë biznes, kjo mbetet të shihet./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/

Të ngjashme