Muaji i ardhshëm (shkurt) është koha më e përshtatshme që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kështu ka deklaruar dje zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, i cili tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret lidhur me këtë çështje, shkruan sot Gazeta Zëri
Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike Hoxhaj bëri të ditur se pas aplikimit anëtarësimi merr kohë më shumë se një vit.
“Ajo çfarë mund të ndodhë në vitin 2018 është që ne ta dërgojmë aplikimin për anëtarësim në Këshill Evropian, ndonëse anëtarësimi është proces. Fillimisht do të duhej ta krijojmë një situatë të dërgimit të aplikimit tonë në KE.
Nëse ne e dërgojmë aplikimin në Këshillin Evropian, atëherë do të mundë të anëtarësohemi në fund të 2019-ës apo në fillim të 2020-ës”, potencoi Hoxhaj.
Ai më tej tha se nuk ka prioritet më të rëndësishëm sesa anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.
“Është një projekt i dorës së parë dhe deri më tash Republika e Kosovës ka arritur të anëtarësohet në 65-66 organizata në Evropë dhe jashtë Evropës. Anëtarësimi i Kosovës në organizata është edhe zgjerim, por edhe ushtrim i sovranitetit. Ushtrim i sovranitetit është për faktin se kur anëtarësohesh e ke mundësinë që t’ia japësh votën dikujt, por edhe për shkak të beneficioneve që sjell anëtarësimi në organizata”, shtoi ai…
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...