Shqipëria dhe Greqia e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kufirin detar, për një prej çështjeve që i ka mbajtur të ftohta marrëdhëniet mes dy vendeve prej vitit 2009 kur Partia Socialiste e çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur nga qeveria e Partisë Demokratike.
Ministri i Jashtëm grek Kotzias, që ka negociuar drejtpërdrejtë me palën shqiptare në takimin e Kretës dhe atë të Korçës, në një intervistë për televizionin publik ERT, e pohoi këtë, duke pranuar hapësira detare greke zgjerohet në 12 milje, por pa dhënë detaje se çfarë nënkupton kjo shifër.
Gazetari: Për kufirin detar?
Kotzias: Kemi rënë dakord.
Gazetari: Kur thoni që keni rënë dakord nënkuptoni që hapësira jonë detare zgjerohet në 12 milje sepse zoti Bushati ka hedhur akuza ndaj paraardhësve të tij?
Kotzias: Zonën Ekskluzive Ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar se ke të drejtën e 12 miljeve.
Gazetari: Domethënë e kanë pranuar këtë?
Kotzias: Po. Bëhet fjalë për zonën bregdetare kombëtare.
Ministria jonë e Jashtme nuk iu përgjigj interesimit të televizionit Klan për koment mbi deklaratat e ministrit të Jashtëm grek. Kotzias u pyet gjithashtu edhe për çështjen çame, për të cilën dha këtë përgjigje:
Gazetari: Çështjen e çamëve e diskutuat?
Kotzias: Jo. Pala shqiptare e ngre, pala greke thotë nuk e diskuton dhe mbyllet këtu. Mendoj se pala shqiptare do dëshirojë të bëjë propozime për disa parime të përgjithshme të të drejtave të njeriut.
Por, Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për vijat e kuqe ku do të ecin negociatat, të përcaktuar nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës
Kushtetuese shqiptare.
Në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion”, e cila do të transmetohet mbrëmjen e sotme në orën 22:00, të Tv Klan, Bushati thotë se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertët, duke premtuar se ajo do të jetë më e mirë se e vitit 2009.
“Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen”, tha Bushati./Tv Klan
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...