Separatistët jugorë të Jemenit kanë rrethuar pallatin presidencial në qytetin e Adenit, pas përleshjeve me forcat aleate të qeverisë.
Kryeministri Ahmed bin Daghar dhe anëtarët e kabinetit të tij besohej se ishin fshehur brenda kompleksit, transmeton portali arbresh.info
Separatistët të cilët kanë mbështetur qeverinë në luftën kundër lëvizjes rebele të Houthi, gjithashtu kanë marrë kontrollin e bazës së ushtrisë.
Kryqi i Kuq thotë se luftimet kanë lënë 38 njerëz të vdekur që nga e diela.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit u vendos në Aden më 2015, kur Presidenti Abdrabbuh Mansour Hadi dhe kabineti i tij u detyruan të largoheshin nga kryeqyteti Sanaa nga Houthit./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...