Në një kuzhinë të improvizuar në Afrin të Sirisë, dy gra të mbështjella me shami, kanë vendosur të dy tenxhere të mëdha për të gatuar mish të grirë.
Nënat, motrat, hallat dhe bashkëshortet e luftëtarëve kurdë që po luftojnë kundër ofensives turke përgatisin ushqime të përditshme për më të dashurit e tyre që ndodhen në front, shkruan “AFP”, transmeton portali arbresh.info
“Ne i ndihmojë fëmijët tanë, njerëzit tanë, ndihmojmë rezistencën”, tha Amal Abdu, tre nga nipërit e të cilës po përballen me një operacion të drejtuar nga forcat ushtarake kurde.
Ankaraja me 20 janar nisi një operacion ushtarak në rajon, me qëllim rrëzimin e njësive mbrojtëse të popullit kurd (YPG), duke lëshuar një breshëri të predhave në të gjithë zonën.
Autoritetet gjysmë autonome kurde kanë bërë thirrje për një “mobilizim të përgjithshëm”.
Të tjerët po punojnë pa ndërprerje për të siguruar ushqim për luftëtarët.
Menyja ditore që konsumojnë luftëtarët është kibbeh, qofte me mish të grirë, që konsiderohet specialitet i Lindjes së Mesme.
Forcat kurde të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, ishin shtylla kurrizore e Forcave Demokratike të Sirisë që luftuan me grupin e Shtetit Islamik
Komandantët e femrave të tilla si Rojda Fellat luajtën rol kyç në ofensivën e vitit të kaluar për të rrëzuar xhihadistët nga fortesa veriore siriane e Raqës.
Gratë që gatuajnë për luftëtarët kanë theksuar se “kur gatuajmë për ta, ne u japim forcë atyre që të luftojnë kundër armikut”./arbresh.info/
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...