Google ADS

Rusia thotë se sirianët do të hartojnë një Kushtetutë të re

21:17 | 30 Janar 2018
Trina Galanxhi

Konferenca e paqes mbi Sirinë e organizuar nga Rusia ka arritur të prodhojë një marrëveshje mbi formimin e një komisioni që do të hartojë Kushtetuën e re të vendit.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov përshëndeti konferencën e së martës në vendpushimin e Soçit në Detin e Zi dhe e quajti atë hap të rëndësishëm drejt pajtimit kombëtar, transmeton portali arbresh.info

Grupet opozitare të Sirisë e kanë bojkotuar konferencën.

Lavrov tha se pjesëmarrësit ranë dakord të formojnë një komitet kushtetues që do të bazohet në Gjenevë.

I dërguari i Sirisë, Staffan de Mistura, i cili ka udhëhequr bisedimet e paqes në Gjenevë, mori pjesë në konferencën e Soçit.

Ai ka theksuar se komiteti do të përfshijë përfaqësues të qeverisë siriane dhe të opozitës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme