Arifi mohon se Hamza nuk i është bindur kryeministrit për paga

20:58 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Shefi i kabinetit të kryeministrit Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se ministri i Financave, Bedri Hamza, ka vendosur që të mos zbatojë rritjen e pagave për qeveritarët.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Avni Arifi ka mohuar se Hamza nuk i është bindur vendimit të Kryeministrit për rritje të pagave.

“Asnjëherë z. Bedri Hamza Ministër i Financave nuk i ka dalë kundër vendimeve të Qeverisë apo të Kryeministrit”, ka shkruar Arifi.

“Çdo vendim është marrë në koordinim të plotë dhe kështu do të vazhdohet”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo do të dihet nesër.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes së konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme