Google ADS

Kjo është harta e vendeve që do të ketë kufizim të qarkullimit

20:53 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka publikuar hartën e vendeve që do të jenë të pa qasshme nga ora 06:00 – 22:00, shkruan arbresh.info

Kjo masë është ndërmarrë për të ulur nivelin e ndotjes së ajrit

Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit

  1. N D A L O H E T shitja e thëngjillit brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
  2. N D A L O H E T qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, nga ora 06:00 – 22:00, përveç:
  3. Automjeteve të transportit publik;
  4. Automjeteve emergjente;
  5. Automjeteve të Policisë së Kosovës;
  6. Automjeteve të misioneve diplomatike;
  7. Automjeteve të FSK-së;
  8. Automjeteve të KFOR-i;
  9. Automjeteve të EULEX-i;
  10. Automjeteve të Drejtorisë së Inspeksionit;
  11. Automjeteve – taksi të licencuara;
  12. Automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese.

III. Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:

  1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim

Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;

  1. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!
  2. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
  3. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;
  4. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;

6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”

  1. Transporti i udhëtarëve nga NPL “Trafiku Urban” në intervalin kohor të cekur në pikën I, do të bëhet pa pagesë, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
  2. Furnizimi i bizneseve me mallra duhet të kryhet në intervalin kohor prej orës 22:00 – 06:00.
  3. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria e Inspekcionit.

VII. Policia e Kosovës do të asistojë në zbatimin e pikës II të këtij vendimi.

VIII. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 janar 2018, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme