Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka thënë tha sot se Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian mbulon të gjithë rajonin Ballkanit Perëndimor dhe u bëri thirrje mediave të presin prezantimin zyrtar të dokumentit më 6 shkurt në Strasburg.
Siç raporton FoNet, Kocijançiq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për dokumentin e Spanjës në formën “non paper”, sipas të cilit Kosova nuk është pjesë e procesit të integrimit evropian, tha se duhet të pritet prezantimi zyrtar i dokumentit të Komisionit Evropian dhe pastaj të dëgjohen opinionet e shteteve anëtare, përcjell Telegrafi.
Ajo vlerësoi se Strategjia është një dokument i rëndësishëm dhe është vetëm një nga hapat e rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor këtë vit.
Kocijançiq paralajmëroi se në prill do të publikohet raporti mbi performancën e vendeve të rajonit në procesin e integrimit evropian, pastaj në maj në Sofje do të mbahet samiti i Bashkimi Evropian – Ballkanit Perëndimor.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...