Google ADS

OKB: Sulmet ajrore nëpër spitalet e Sirisë ndikojnë në qindra mijëra njerëz

20:22 | 30 Janar 2018
Trina Galanxhi

Kombet e Bashkuara kanë dënuar valën e fundit të sulmeve ajrore në qendrat mjekësore në pjesët e kontrolluara nga rebelët e Sirisë, duke përfshirë edhe spital që shërbente për 50 mijë njerëz.

Qeveria siriane, e mbështetur nga forcat ajrore ruse në luftën gati shtatëvjeçare me rebelët, thotë se sulmet kanë të bëjnë vetëm me militantët dhe kanë mohuar në mënyrë të përsëritur se kanë goditur civilët, transmeton portali arbresh.info

“Jam i tmerruar nga sulmet e vazhdueshme ndaj spitaleve dhe institucioneve të tjera mjekësore në Sirinë veriperëndimore, duke privuar qindra mijëra njerëz nga e drejta themelore e tyre për shëndetin”, tha Panos Moumtzis, koordinator rajonal i OKB-së për krizën në Siri.

Lufta e Sirisë nuk është duke treguar shenjat të ëprfundimit dhe një konferencë paqeje e inicuar nga Rusia është dëmtuar për shkak të mosmarrëveshjeve.

Të hënën, dy sulme ajrore kanë dëmtuar spitalin Odëau në qytetin Sarabiq në guvernatorin e Idlib, zonë që kontrollohetnga rebelët. Gjatë sulmit mbetën të vdekur pesë persona, duke përfshirë fëmijë, ndërsa mbetën të plagosur gjatë persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme