Google ADS

Ministri Hamza nuk zbaton vendimin për rritjen e pagave të qeveritarëve

18:48 | 30 Janar 2018
M. A.

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka vendosur të mos e zbatojë vendimin e Qeverisë për rritjen e pagave.

Ky hap vjen vetëm një ditë pas daljes së konstatimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit se vendimi i marrë nga ekzekutivi është i kundërligjshëm, njofton Klan Kosova.

Vendimi i kryeministrit Haradinaj për rritje pagash të gjithë kabinetit të tij shkaktoi reagime dhe polemika të shumta nga zyrtarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme