Lista e plotë e 25 kosovarëve që iu ndalohet hyrja në SHBA

18:09 | 30 Janar 2018
M. A.

Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë me emra të personave të cilëve nuk iu lejohet hyrja në territorin e këtij shteti, pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka “qasje speciale”.

25 kosovarë janë pjesë e listës të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë me emrat e të cilëve nuk u lejohet hyrja në territorin e SHBA-ve.

Në këtë listë, që është publikuar më 26 janar të këtij viti, bëjnë pjesë edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore dhe deputetë.

Aty bëjnë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, pastaj deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, ish deputeti Rrustem Mustafa – Rremi, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, por edhe të tjerë.

Lista e Plotë:

Fatmir Limaj

Daut Haradinaj

Rexhep Selimi

Sami Lushtaku

Rrustem Mustafa

Azem Syla

Ramiz Lladrovci

Emrush Xhemajli

Gafurr Elshani

Sabit Gashi

Skënder Habibi

Avdyl Jakupi

Ismet Kryeziu

Isak Musliu

Maliq Ndrecaj

Emrush Suma

Sami Ukshini

Muhamet Xhemajli

Haradin Bala

Besnik Kelmendi

Elvis Kelmendi

Liridon Kelmendi

Naser Kelmendi

Safet Durguti

Lavdrim Muhaxheri (i vrarë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme