Admir Mehmedi drejt Wolfsburgut?

15:10 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Mesfushori me tipare ofensive, Admir Mehmedi, mund të kalojë te Wolfsburgu.

Burimet e Telegrafit mësojnë se lojtari është në negociata të avansuara me “Ujqit”.

Në Leverkusen Mehmedi shfaqi formë të përkryer duke shënuar gola të cilët ishin shpesh edhe vendimtarë.

Wolfsburg do të paguajë për të tetë milionë euro, plus dy tjera në formë bonusesh.

Reprezentuesi i Zvicrës u bë pjesë e Leverkusenit në vitin 2015, ku kaloi nga skuadra e Freiburgut.

Mehmedi është një lojtar i shumëanshëm që mund të luaj edhe në krah të sulmit, si sulmues i dytë dhe si qendërsulmues.

Admir Mehmedi është 26 vjeçar shqiptar me prejardhje nga Maqedonia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme