Tentim vrasje në rrugën ‘Ahmet Korenica’ në Prishtinë

15:43 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në orën 10:30, në rrugën “Ahmet Korenica”.

Zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë për portalin Arbresh.info se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Viktima I.V. është plagosur në këmbë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK menjëherë pas rastit. Personi i dyshuar për tentim-vrasjen, me inicialet B.Sh., është arrestuar nga Policia dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. B.Sh është 33 vjeç. Ndërsa shkaqet e kësaj plagosjeje ende nuk janë bërë të qarta”, ka thënë ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme